Të shtunën: EDICIONI I XX I “FESTIVALIT TË GRAVE KRIJUESE”

Ibro (2)Këtë vit në Ulqin do të mbahet edicioni i XX i “Festivalit të grave krijuese”.

Ky eveniment organizohet nga Shoqata “Harmonia” dhe me përkrahjen e kryetarit të Komunës së Ulqinit, z. Loro Nrekiq, ndërsa koordinatore është nënkryetarja e Komunës Hadixha Gjoni.

Festivali do të mbahet të shtunën, me 15 shtator, me fillim në ora 19 në Sallën e koncerteve të Shkollës së muzikës në Ulqin.

“Kanë konfirmuar pjesëmarrjen personalitete të spikatura të artit, letërsisë, të drejtësisë, të sektorit civil nga Mali i Zi, Kosova dhe Shqipëria”, tha Ibrahim Berjashi, drejtuesi i Shoqatës “Harmonia”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…