Saturday , December 14 2019
Lajmi i fundit

Të shtunën: EKSPOZITA E PIKTORIT MEHMET ALOJA

Mehmet AlojaTë shtunën, më 2 korrik, në Galerinë e Qendrës së kulturës, me fillim në ora 19, do të mbahet ekspozita e piktorit nga Ulqini Mehmet Aloja.

Mehmet Aloja lindi më 1943 në Ulqin. Shkollën Normale dhe Akademinë pedagogjike – dega e pikturës, e ka mbaruar në Nikshiq, në vitin 1969, kurse Fakultetin Juridik e kreu në Prishtinë në vitin 1984. Punoi si mësimdhënës në Shkollën e Mesme në Ulqin.

Aloja është anëtar i Shoqatës Mbarëshqiptare të Artistëve Figurativë me seli në Tiranë që nga viti 1992 dhe i Shoqatës së Artistëve Figurativë të Ulqinit.

Deri tani ka organizuar një sërë ekspozitash individuale, si dhe ka ekspozuar në shumë ekspozita kolektive.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top