Të shtunën: GARA NË GJUAJTJEN E PIATELES

Gara me Piatella 1Lajmërojmë të gjithë anëtarët dhe gjuetarët e ndërmarrjes publike për ruajtjen, kultivimin dhe gjuetinë e egërsirave – Ulqin, që të shtunën, me date 13 maj të vitin 2017, do  të mbahet gara në gjuajtjen e piateles, në Shas, me fillim në ora 14.00.

Gjuetarët do të garojnë në gjuajtjen e piatelës me armë gjahu standard të cilat nuk janë të dedikuara për garim profesional.

Në garë mund të marrin pjesë të gjithë anëtarët e ndërmarrjes publike Ulqin dhe kusht për pjesëmarrje është që duhet patjetër të kenë lejen valide të armës të cilën e shfrytëzojnë dhe lejen e gjuetisë për vitin 2017/18 (I lusim të gjithë garuesit që në kohë të paguajnë  lejen e gjuetisë për vitin 2017/18 në mënyrë që të mund të marrin pjesë në garë).

Kontakt tel.

067-729-001

067-300-524

NP ULQIN  ULCINJ

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…