Thursday , October 22 2020
Lajmi i fundit

Të shtunën në Kala: MUZEU ORGANIZON DITËT E TRASHËGIMISË EUROPIANE

Dani Evropske BastineMuzeu i Ulqinit më date 03. 10. 2020 në kompleksin e muzeut – Sheshi qëndror i Qytetit të Vjetër në ora 18:00h, shënon Ditët europiane të trashëgimisë. Tema e caktuar për vitin 2020 është “Trashëgimia dhe edukimi”. Ideja e temës së zgjudhur për këtë vit është që të krijohet lidhje me traditën ose aftësitë që përcaktojnë mjedisin, vendin, qytetin dhe kështu të shihet se çfarë mund të thotë arsimi për kohën ton. Që nga fillimi, arsimi ka qenë në thelb të Ditës së Trashëgimisë Evropiane mbi të cilën bazohen dhe numri më i madh i ngjarjeve të mbajtura në të gjithë Evropën çdo vit, qofshin ato punëtori praktike për një numër të vogël pjesëmarrësish apo ekspozita të mëdha publike si dhe aktivitete të tjera. Qëllimi i temës së këtij viti për Ditën e Trashëgimisë Evropiane vendos theksin të potenciali që ka trashëgimia kulturore për të mësuar, por edhe si frymëzim për të ardhmen.

Muzeu i Ulqinit do të bëjë prezantimin e temës duke vën theksin të trashëgimia kulturore si burim i dijes.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top