Wednesday , October 17 2018
Lajmi i fundit

Të shtunën: PËRURIMI I LIBRIT MBI ARKITEKTURËN DHE IDENTITETIN E ULQINIT

PromovimTë shtunën, me 29 shtator, do të bëhet përurimi i librit “Hapësirat Kulturore – Mbi Arkitekturën dhe Identitetin e Ulqinit, Mali i Zi”.

Libri është punuar nga Universiteti Teknik i Vjenës, përkatësisht Departamenti i Historisë së Arkitekturës dhe Arkeologjisë së Ndërtimit.

Ky publikim përfshin mendime të profesionistëve dhe përmbledhjen e punimeve të bëra gjatë periudhës mars – shtator 2017, nga studentët e arkitekturës të Universitetit Teknik të Vjenës dhe Universitetit Politeknik të Tiranës rreth ruajtjes së qëndrueshme të Qytetit të Vjetër të Ulqinit, respektivisht Kalasë së Ulqinit.

Botimi u financua nga Komuna e Ulqinit dhe Muzeu i Ulqinit, ndërsa editor janë prof. Caroline Jäger-Klein dhe Renate Bornberg.

Përurimi do të fillojë në ora 19, në Rezidencën e Balshajve në Muzeun e Ulqinit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top