Sunday , September 24 2017
Lajmi i fundit

Teatër: F.MUSTAFA PJESË E PERFORMANCËS “TROJANËT”

Flutur MustafaProjekti ndërkombëtar “Trojanet”, program i teatrit amerikan La Mama nga Nju Jorku tashmë ka mbërritur në Kosovë, për ta jetësuar bashkëpunimin me Qendrën për Art dhe Komunitet – Artpolis, shkruan zeri.info.

Në kuadër të këtij projekti është organizuar një Prezantimin Publik me arritjet e punëtorisë “Trojanet” në ambientin e “EtnoFest”-it në fshatin Kukaj, më datë 09 shtator (ditë e shtunë) nga ora 19:00, duke mundësuar të gjithë të pranishmëve të ekspozohen ndaj elementeve kulturore të muzikës, vallëzimit dhe historisë të cilat do të finalizohen me shfaqje.

Disa nga artistët dhe artistet të cilat janë pjesë të kësaj punëtoria janë kryesisht emra të njohur të skenës kosovare dhe ndërkombëtare si: Ilire Vinca, Anisa Ismajli, Kushtrim Qerimi, Aurita Agushi, Sheqerie Buqaj, Lulzim Bucolli, Flutur Mustafa, Qendresa Kajtazi, Edlir Gashi, Fisnik Sykaj, Daniela Markaj dhe shumë artist/e të rinj, si: Fjolla Hana, Skender Podvorica, Redon Kika, Alban Goranci, Edon Shileku, Margarita Ukaj, Rajmonda Ahmetaj.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top