Tuesday , October 15 2019
Lajmi i fundit

Telegram: GJEKA SHPREHU NGUSHËLLIMET AMBASADORES UJEHARA

Fatmir Gjeka, Fatmir DjekaKryetari i Partisë demokratike Fatmir Gjeka i dërgoi telegram ngushëllimi ambasadores amerikane në Podgoricë Margaret Ujehara me rastin e tragjedisë e cila ndodhi në Orlando.

“Ekselencë e nderuar, pranoni ngushëllimet tona më të thella me rastin e këtij akti të pashënuar.

Asnjëherë nuk besoja se në djepin e demokracisë, siç e vlerësoj vendin Tuaj, të ndodh diçka e tillë.

Lutemi që në këto momente të ruajmë paqe në zemrat tona, vendosmërinë kundër terrorizmit, ndërsa shërim të shpejt atyre që u plagosen.

Me Ju jemi tani, siç ishit Ju dhe populli amerikan me ne në momentet më të vështira”, thuhet në telegramin e Gjekës dërguar Ujeharës.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top