Monday , September 16 2019
Lajmi i fundit

Tenis: CUNGU FITUES I TURNEUT NË FRANCË

Rrezart CunguPrej më 21 deri më 29 qershor në Avignon, në Francë, është mbajtur ETA turneu i kategorisë së parë “Pont des Générations” për moshën deri në 16 vjeç.

Në këtë turne ka marrë pjesë edhe tenisti nga Ulqini Rrezart Cungu i cili ka përfunduar turneun duke fituar trofeun e dyfishtë.

Mbasi që të shtunën së bashku me partnerin e tij nga Gjermania Patrick Zahraj fitoi turneun në dubl, Cungu në finale fitoi tenistin spanjoll Ignasi De Rueda De Genovera me rezultatin 1/6, 6/3, 6/3.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top