Tuesday , October 23 2018
Lajmi i fundit

TESBIH

Tesbih-u për herë të parë janë paraqitur në fenë hindu, e mbas kësaj bëhet pjesë e lutjeve në budizëm, islam, judaizëm dhe krishterim. Është bërë mjet për lutje, për krijimin e lidhjes me Krijuesin. Po ashtu, tesbih si mjet në lutje, në kulturën osmane, sipas kësaj edhe në Ulqin, gjatë historisë ka fituar domethënie të ndryshme.

Osmanët e pranojnë tesbih-in në shekullin 16 si mjet për lutje, gjatë dhikërit, si dhe është bërë mjet për çlirim nga stresi.

Tesbih-ët dallojnë edhe sipas besimit në të cilin është i pranishëm, në fenë hindu dhe në budizëm ka 108 përkatësisht 27 kokrra, në islam 33 ose 99 kokrra. Në dhikër të përbashkët e cila u mbante në teqe, janë përdorur tesbih me 500 ose 1000 kokrra.

Tek ne është ende traditë e bukur që të dhurohen tesbih-ët. Kapedanët që janë kthyer nga ekspeditat detare si dhuratë kanë sjellë tesbih nga vendet e ndryshme. Haxhitë pas kthimit nga Meka iu kanë ndarë tesbih atyre që vinin për ti vizituar, sidomos tesbih të bëra nga dheu i Mekës, si dhe nga dru sandali dhe agavi.

Shkrimtari dhe diplomati francez François-René de Chateaubriand ka shënuar që ushtarët shqiptarë që i takoi në vitin 1806 në Egjipt kanë “vërtitur”(rrotulluar në gisht) tesbih.

Kuptimi i respektit që i jepet tesbih-it mund të shihet dhe tek ceremonia e propozimit (lypjes) së vajzës, kur lypësit e sjellin në shtëpinë e saj.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top