Revista “The Banker” për të pestën herë e shpalli Erste Bankën nga Podgorica për “Bankën e vitit në Mal të Zi”.
Çmimet e kësaj reviste prestigjioze, e cila vepron në kuadër të grupimit Financial Times, këtë vit u shpallën në ceremoninë online të mbajtur me 2 dhjetor.
“Kemi nderin dhe kënaqësinë të pranojmë këtë çmim prestigjioz si dëshmi e punës tonë cilësore dhe përgjegjësisë në qasjen ndaj klientëve të prekur nga pandemia e cila u njoh edhe në komunitetin mediatik ndërkombëtarë. Erste banka vazhdoi të qëndrojë afër klientëve dhe i përkrahu duke mundësuar likuiditetin e menjëhershëm gjatë mbylljes pranverore. Duke e lëvizur përqendrimin në efektet e krizës së shkaktuar nga COVID-19 të cilët nuk janë momentale dhe as të drejtpërdrejta, vazhdojmë të ofrojmë përkrahjen e qëndrueshme përmes mekanizmave të rikonstruktimit të industrive dhe klientëve”, tha Aleksa Llukiq, drejtori ekzekutiv kryesor i Erste bankës në deklaratën e dhënë për revistën “The Banker”.
“Ky shpërblim i takon të gjithë të punësuarve të bankës dhe është shtysë që të vazhdojmë të ndërtojmë bankën udhëheqëse në Mal të Zi, me përgjegjësi dhe përkushtim”, përfundoi Llukiq.