Wednesday , August 5 2020
Lajmi i fundit

“The Guardian” për Ulqinin: QENDRA E VJETËR E QYTETIT E MREKULLUESHME

Plazhi i vogel, Mala plaza, PanoramaMali i Zi është bërë magnet për turistët e dashuruar pas bregut të mrekullueshëm, ushqimit të mirë, por edhe kënaqjes në objektet e lashta të cilët tregojnë për historinë e lavdishme të zonës bregdetare, shkruan gazeta britanike “Guardian” në tekstin “Mali i Zi i mrekullueshëm: më e mira e bregdetit”, e të cilin e përcjell CdM.

Në pjesën e cila ka të bëjë me Ulqin thuhet se “ky qytet, në të cilën 90% e popullsisë janë Shqiptarë, e ka të mrekullueshme qendrën e vjetër të qytetit, ndërsa ushqimi ka shije të theksuar osmane”.

“The Guardian” veçon hotelin “Kalaja” (dhoma me dy krevate janë 30 euro), në pronësi të familjes Bushati. Siç thonë, hoteli ka pamje në det, ndërsa ndodhet vetëm 200 metër nga Plazhi i vogël.

Kur bëhet fjalë për ushqimin, e veçojnë restorantin “Bazar” të cilin e drejtojnë tre vëllezër, të cilët për çdo ditë e kapin peshkun e detit të cilin pastaj e shërbejnë.

Sa i përket verërave ato propozojnë verarinë “Milovic” në kodrat në verilindje të Kalasë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top