Wednesday , December 11 2019
Lajmi i fundit

Tirana: GËZIM HAJDINAGA AMBASADOR I IMAZHIT SHQIPTAR NË BOTË

GezimiForumi Imazh & Media organizoi të shtunën në Tiranë, Festivalin ndërkombëtar të imazhit shqiptar përmes së cilit vlerësohen personalitete të ndryshme, intelektualë e figura të kombit ndër vite për kontributin e madh që kanë dhënë.

Kryetari i Forumit Imazh dhe Media, Prof. dr Astrit Memia vuri theksin në faktin se Forumi evidenton integrimin e elitarëve në politikë, diplomaci, art dhe kulturë.

Në këtë eveniment që është mbajtur në Akdeminë e Shkencave të Shqipërisë u nda çmimi edhe ish ministrit në Qeverine e Malit të Zi dhe ish kryetarit i Komunës së Ulqinit, politikanit Gëzim Hajdinaga, me motivacion: “Imazhi Shqiptar në qeverisjen e mire. Për kontributin në ruajtjen e trashëgimisë kulturore në avancimin e pozitës së Shqiptarëve në Mal të Zi si dhe kontributin e dhënë në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Malit të Zi”.

One comment

  1. Eeeeeee hapu tok e na perpij tanve sa jena. Faqja zez e Ulqinit, bashk me tan kryetart e komunes para edhe mas ti mas komunizmit shken ke prezidenti kombtar me fitu diplloma e mirnjohje- PER CKA???
    Per punen e mir si e ka ba per mi pru Ulqinin deri n’ bankarrot a per punen e mir si e ka ba si me ju nalu drejta e flamurit Shyptarve a puna se e ka vjedh komunen e ka gadit n’Shkoder e ka ble banesa n’Tiran. Ky edhe tan tjert para edhe mas ti. Kja isht katastrof se ku kena mrrit, cfar “liderash” na cojn para, na krefin si delet e shumica e popullit ala se ka marr vesht masllahatin. Raft mren edhe Ulqini edhe Shypnija kur nuk jena t’zat me e gjet nji njeri me ner e me karakter, nji patriot si ka me punu per popull e ja per vejdi e klyshat e vet. E keni ba flamurin pec me fshi b…….

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top