Tuesday , November 19 2019
Lajmi i fundit

Tiranë: “Unioni i Bashkive dhe Komunave Shqiptare“ bashkon Komunat shqiptare të rajonit

unioni nn‘’Unioni i Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon’’ u mblodh ditën e djeshme  në ambientet e Bashkisë së Tiranës, për të diskutuar dhe ndërtuar strategjinë e përbashkët për bashkëveprim dhe bashkëpunim mes komunave/bashkive kryesore të hapësirës shqiptare. Të pranishëm nga kabineti i Kryetarit të Komunës së Ulqinit ishin Artan Osmani dhe Arsllan Hajdinaga si dhe përfaqësuesit e kabineteve të bashkive më të mëdha shqiptare; të  Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Malit të Zi dhe Serbisë, nën Kujdesin e Shefes se Kabinetit të Bashkisë së Tiranës znj.Keti Luarasi si dhe në drejtimin e  drejtoreshës  së Sekretariatit të Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon znj. Andriola Kambo, ato diskutuan për strategjitë dhe idetë  për projektet dhe mundësitë reale përmes të cilave ky union  do të ndikojë drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së qytetarëve në bashkitë e komunat shqiptare! Gjatë kësaj mbledhjeje theksi u vu tek përpilimi i një plani 1-vjeçar i cili do të përmbajë kalendarin e përbashkët të projekteve në nivel lokal dhe rajonal për të kontribuuar në fushë të kulturës, sportit, trashëgimisë kulturore, turizmit, urbanistikës etj.
“Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon’’ do të unifikojë në veprimet e njësive vendore anëtare dhe do t’i prezantojë ato në nivel rajonal, vendor, qendror dhe ndërkombëtar.
Gjithashtu u vendos që vitin e ardhshëm në kuadër edhe të 100-vjetorit të Tiranës si kryeqytet,  gama e veprimtarive dhe ngjarjeve me karakter kombëtar dhe bashkëpunues të kenë si kryefjalë Tiranën.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top