Friday , September 25 2020
Lajmi i fundit

Tituj të rinj: “MBROJTJA E ULQINIT”

(Asim Lohja, Per mproje t Ulqinit, botoi Diti&Oli, Ulqin 2020)

Mbrojtja e UlqinitKëto ditë nga shtypi doli libri me titullin ”Mbrojtja e Ulqinit”. Është kjo një dramë e shkruar në vitin 1939 nga Asim Lohja njëherit kjo dramë edhe është vënë në skenë po në të njejtin vit. Libri në fjalë deri vonë ka qenë i panjohur për lexuesin ulqinak por edhe ata nga vendet tjera.. Kjo dramë që për temë ka dorëzimin e Ulqinit këto ditë u ribotua falë angazhimit të redaksisë së botimeve të SHB Diti&Oli nga Ulqini dhe me ndihmën e Fondit për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi.

Kjo dramë është e shkruar me një gjuhë të thjeshtë dhe pasqyron peripecitë që kalojnë vullnetarët shqiptarë në mbrojtjen e Ulqinit. Dashuria idilike në mes dy të rinjëve vëhet në plan të dytë pranë asaj që në gjoksin e tyre vlon dashuria për atëdheun.

Drama na sjell edhe të dhëna të ndryshme që sot janë me një vlerë të çmueshme si p.sh., lloji i veshjes së mashkullit dhe femrës ulqinake.”Bet Gjyli, siplak qi asht, duhet të ketë shallvarë, këpucë të kuqe, brez leshi ose mëndafshi, enterì, jelek e festanuz por jo si të shkodranëve pse Ulqini ka kostumin e vet kombëtar të plotsuem.”

Gjithashtu flet edhe për trimërinë e patriotëve ulqinakë si Mehmet Bet Gjyli dhe Mehmet Beci dhe ndihmën e vullnetarëve të Lidhjes së Prizrenit e të udhëhequr nga Isuf Sokoli.

Këtë dramë ia preferojmë të gjithë lexuesve si nxënësve e studentëve ashtu edhe studiuesve të ndryshëm sepse në të do gjejnë përveç se një dramë historike edhe informata të çmueshme etnografike.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top