Thursday , August 16 2018
Lajmi i fundit

Trupi Koordinues: MJAFT PROBLEME, POLICIA TË ZBATOJË LIGJIN

 

Trupi Koordinues, Koordinaciono tijelo Në Komunë të Ulqinit u mbajtën mbledhjet e përbërjes së zgjeruar të Kolegjiumit të Kryetarit të Komunës dhe Trupit Koordinues për përcjelljen e sezonit turistik në vitin 2018. Mbledhjet i drejtori kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq.

Të pranishmit mendojnë se sezonin e sivjetmë e përcjellin rastet e shumta të shkeljes së rëndë të rendit komunal dhe të dispozitave lokale komunale të cilët rregullojnë vijimin e sezonit turistik. Janë shënuar shumë raste të zënies së hapësirave publike para restoranteve dhe kafeneve, zënja e parkingut nga ana e qytetarëve, mosrespektimi i vendimit për zhurmën dhe muzikën, uzurpimi i trotuareve me vendosjen e paneleve reklamuese, deponimi i paligjshëm i mbeturinave dhe shembuj të tjerë të mosrespektimit të ligjit.

Pjesëmarrësit e takimit pajtohen se masat parandaluese të paralajmërimit tek disa nuk japin rezultate të dëshiruara dhe duhet nisur dhënia e gjobave.

Të gjithë shërbimet u urdhëruan, në veçanti Policisë Komunale dhe Policisë së Ulqinit, që të zbatojnë dispozitat ligjore dhe pas paralajmërimit të përdorin gjobat në pajtim me ligjin.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top