Në organizim të Qendrës kulturore dhe Organizatës turistike të Ulqinit, të hënën në hotelin “Dolcino” u mbajt tryezë e rrumbullakët “Monumentet e kulturës dhe turizmi”. Ai që hapi tubimin, njëkohësisht dhe drejtor i Qendrës Nail Draga tha që vetëm 13 objekte në territorin e komunës së Ulqinit janë të shkruar në Regjistrin e monumenteve kulturore në Mal të Zi. “Kjo do të thotë që ka shumë të paregjistruar që nuk gëzojnë mbrojtjen e shtetit”, tha ai dhe theksoi që nevojitet të bëhet më shumë në promovimin e trashëgimin kulturore të këtij qyteti.
Për eksperiencat nga Shkodra në këtë tubim pak të vizituar foli dhe drejtori i muzeut në atë qytet Fatmir Juka.