Thursday , October 19 2017
Lajmi i fundit

Tubim përkrahës: DO T’I DËRGOJNË FTESË PUBLIKE VUJANOVIQIT QË TË AMNISTOJË DRAGËN

image-0-02-05-bbf937ff1cac5d5e535148e94d103d3b987c9327ef259c3049a1ccf43edeca2f-V (1)Në tubimin joformal të një grupi përfaqësuesish të organizatave joqeveritare dhe intelektualësh nga Ulqini u soll vendimi që të iniciohet nënshkrimi i on-line peticionit me të cilin do të kërkohet publikisht nga kryetari i Malit të Zi Filip Vujanoviq që të amnistojë Dr. Nail Dragën.

Zëvendës drejtori i Qendrës për kulturë në Ulqin nga e hëna po vuan dënimin gjashtë mujor me burg të cilin ia caktoi vitin e kaluar Gjykata e lartë në Podgoricë për shkak të “keqpërdorimit të pozitës zyrtare”.

“Ajo çfarë i është ngarkuar Dr. Dragës është e papërfillshme me atë çfarë është bërë këtij qyteti, e për ç’gjë askush nuk mban përgjegjësi”, u tha në këtë tubim.

Është paralajmëruar që apeli publik Vujanoviqit do t’i dërgohet javën e ardhshme.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top