Sunday , April 21 2019
Lajmi i fundit

Turizëm: HOTELET MBYLLEN NË TETOR

Riviera e Ulqinit, Ulcinjska rivijeraNë hotelet e rivierës së Ulqinit këto ditë pushojnë pak më shumë se dy mijë turistë ose katër për qind më shumë se në të njëjtën periudhë vitin e kaluar.

Sipas fjalëve të hotelierëve, rezultatet e përgjithshme të punës do të jenë përafërsisht në nivelin e vjetshëm.

Parasezoni dhe fillimi i korrikut më i dobët është kompensuar në gusht, si dhe në ditët e para të shtatorit.

Prej fillimit të tetorit hotelet në rivierën e Ulqinit do të fillojnë të mbyllin dyert. Fillimisht, me 1 tetor, këtë gjë do ta bëjë hoteli Belvi, shtatë ditë më vonë do të mbyllet “Olimpiku”, ndërsa me 14 tetor Ada.

Mesi i tetorit do të shënohet si fundi i sezonit veror në hotelin “Otrant”, ku tani pushojnë rreth 650 mysafirë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top