Moti jostabil, fokusi në tregjet regjionale, fillimi i Kampionatit evropian në futboll dhe muaji i Ramazanit, janë disa nga faktorët të cilët ndikuan që parasezoni në Ulqin është mjaft më i dobët se vjet.
Fotografia e cila sot mund të shihet në Plazh të vogël flet mjaftueshëm për këtë gjë.
Punëtorët turistik shpresojnë se sezoni i vërtet këtë vit do të fillojë më 8 korrik, gjegjësisht menjëherë mbas Bajramit të Ramazanit.
Mirëpo, ajo çfarë brengos më së shumti është rënia evidente e fuqisë blerëse të mysafirëve gjë që do të ndjehet në rezultatet e përgjithshme të këtij sezoni.