Wednesday , August 5 2020
Lajmi i fundit

Turizëm: ULQINI ËSHTË BËRË TOP DESTINACION PËR KAMPISTËT

Auto kamp Safari beachNë rivierën e Ulqinit nga viti në vit ka më shumë turistë që kampojnë. Kësaj i kontribuojë fakti që përgjatë Plazhit të madh dhe Adës ka disa hapësira shumë atraktive për kamping.

Më së shumti turitë vijnë nga shtetet e Europës perëndimore, gjegjësisht vendet skandinavike, pastaj Italia, Zvicrra dhe Sllovenia, si dhe Polakët dhe Çekët. Ulqini, si bukuri e paprekur, është bërë për ato destinacion hit.

“Në kamping dhe promovim të turizmit patjetër duhet investuar sepse është bërë brend në tërë Europën. Duhet kushtuar vëmendje e veçantë nga ministritë kompetente dhe promovuesit e turizmit malazez në mënyrë që edhe tek ne kampet t’i plotësojnë standardet”, deklaruan nga Auto kampi “Safari beach” në Ulqin duke theksuar se sezoni i kampimit shpesh zgjatë më shumë se gjashtë muaj.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top