Friday , February 21 2020
Lajmi i fundit

Turizmi: GUSHTI “MBULOI” GROPËN E KORRIKUT

Miami beach“Para Bajramit kemi menduar që nuk do të kemi as për dru. Tani kemi për dru dhe për blerje të mishit për dimër”, tha një nga banorët e Ranës.

Me të vërtet: Ky cunami i turistëve në 25 ditët e kaluara ka “mbuluar” minuset nga korriku, saktësisht ka mbushur “gropën e korrikut”.

Për këtë arsye çdo ditë me vizitë të mirë në të ardhmen është vetëm fitim për të gjithë në Ulqin. Nëse moti i mirë do të zgjas, e të tilla janë paralajmërimet, atëherë do të realizohen pritjet e hotelierëve që do të kenë rezultate të mira gjatë shtatorit, madje edhe në tetor.

E gjitha kjo do të mundësojë që qytetarët e Ulqinit më të lehtësuar të presin dimrin e ardhshëm. Akoma më e rëndësishme është që të bëhet analiza e asaj se si vijoj ky sezon, si dhe deri në nëntor të bëhet strategjia për sezonin e ardhshëm.

Portali Ul-info për shkak të rëndësisë së kësaj teme do të hap debat publik, ndërsa nga ana e jonë do të tregojmë në anët e mira dhe të këqija të këtij sezoni dhe të propozojmë masat që situata të përmirësohet në interes të krejt komunës, si dhe industrisë turistike të Ulqinit.

3 comments

  1. Dikur ka qen masllahati “ksi sezonash vec na zhgatrrojn resurset”,”me ket fites nuk del deri ma Vit t Ri me jetu”,”ja smunet mu punu 40 dit e me jetu nji vjet”, e tesh kja sezon qenka e mir, tan jena t knaqun, dimrit kena mi pas xet, etj, etj. Par ma hejret ska qen Fatmir Gjeka kryetar, kshtu qi kurgja ska vjeft. E tesh zhivio Fatmir Gjeka, tesh jena tan t knaqun

  2. Te mjeret ne per kete sezon dhe per kesi lajmesh. Kesaj I thone ” me I marr sopates bishtin ” Na shkoj koha duke mbush gropa!
    Qershori ishte “maza ma keq” , korriku ” ma keq” dhe tani tollovia e tri javeve te gushtit duhet te na siguroj egzistencen. Ndoshta per buk te that se me mish kurresesi! Barem jo per ata qe punojne me nder e hallall !

  3. Jo, jo kja sezon fal Fatmir Gjeks e Zana Sarvan, eshte sezoni ma I mire qe njeh Ulqini. Ashtu barem dojn ata te mendojm.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top