Sunday , September 24 2017
Lajmi i fundit

Turizmi: GUSHTI NXORRI SEZONIN

Plazhi i vogel, Mala Plaza, Panorama„Sikur mos të ishte gushti jashtëzakonisht i mirë, ky sezon do të ishte njëri nga më të dobëtit në tre dekadat e fundit. Mirëpo, tani merret frymë më lehtë“, thonë ato që në Ulqin jetojnë nga turizmi.

Analizat e mëvonshme do të tregojnë që në këtë muaj janë realizuar rreth 60% e të gjithë bujtjeve në rivierën e Ulqinit në vitin 2017! E kjo është periudhë shumë e shkurtë që të kompensohen të gjithë minuset dhe që të ardhurat e realizuara në një muaj të jenë të mjaftueshme që të jetohet pabrengosje gjatë tërë pjesës tjetër të vitit.

Do të shihet kjo kur të paguhen të gjithë tatimet dhe komunalitë, gjegjësisht detyrimet ndaj shtetit.

Përndryshe, më mirë punuan hotelet dhe vërtetohet edhe një herë që ato janë të nevojshëm që sezoni të jetë më i gjatë. Me përqindjen që për momentin ato bëjnë pjesë në strukturën e përgjithshme të kapaciteteve banuese të Ulqinit, e kjo është vetëm tre përqind (!?), diçka e tillë nuk është e mundur.

 

 

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top