Saturday , December 14 2019
Lajmi i fundit

Turizmi i Ulqinit: DUKE PRITUR VALËN E VËRTET

Panorama Jadran. Mala plazaRrjedha e deritashme e sezonit ka treguar që ai ka ecur në përputhje me motin: nxehtë-ftohtë, niset-ndalet, me hove.

Në bazë të rezervimeve dhe paralajmërimeve, vala kryesore turistike më në fund do të jetë javën e ardhshme. Edhe pse as atëherë (e deri në fundjavë) moti nuk do të jetë veror. Punëtorët turistik shpresojnë që prej ditës së dytë të Bajramit të Ramazanit, do të kemi fluks të madh të mysafirëve nga vendet e regjionit: BdheH, Serbia gjegjësisht Sanxhaku, si dhe Maqedonia. Kosovarët vazhdojnë, bindshëm, ta mbajnë vendin e parë.

Shtrohet pyetja vetëm sa do të zgjasë kjo baticë, gjegjësisht a do ta përfshijë ajo pjesërisht edhe shtatorin. Në këtë rast, është i garantuar fitimi shumicës së njerëzve në Ulqin (katër të pestat kanë, direkt apo indirekt, të ardhura nga turizmi) i cili do të ju mundësoi që të qetë ta kalojnë dimrin.

Përndryshe, në këtë vend turizmi akoma nuk e ka marr të drejtën e plot të ekzistimit. Konsiderohet vetëm si burim i fitimit të shpejt dhe të lehtë. E kjo matricë nuk është e mirë, ajo shkatërron resurset, infrastrukturën, kohezionin social të shoqërisë, nervat e njerëzve. Pra, të punohet dy apo tra muaj, e pastaj nga kjo të jetojmë pjesën tjetër të vitit, (dhe të kënaqur të shesim mend!?), këtu nuk ka logjik elementare.

Prandaj, siç mendohet dhe veprohet me dekada këtu, ne me turizëm bile shumë mirë kalojmë.

Por Zoti i Madhërishëm na dha të gjitha dhe prej asaj do të kishim mundësi (bukvalisht!) të gjithë mirë të jetojmë. Vetëm të kishte më pak lakmi, zili dhe egoizëm. E sidomos ankime! Unë, që kohë më parë i kalova të dyzetat, mbaj mend shumë mirë kur në Ulqin shumë ankoheshin madje edhe kah mesi i tetëdhjetave kur gati të gjithë kishin. Ato më së shumti!?

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top