Tuesday , October 15 2019
Lajmi i fundit

Turne në Itali: SUKSES I MADH I EKIPIT “ANA E MALIT”

1379398_10152260242508625_1110408880_n

Futbollistët e ekipit Ana e Malit janë fitues të turneut ndërkombëtarë i cili për dy ditë, me 11 dhe 12 tetor, u mbajt në Milano të Italisë. Në këtë turne të futbollit të vogël morën pjesë 15 ekipe nga  Italia, Kroacia, Kosova dhe Mali i Zi.

Fillimisht, skuadrat ishin të ndara në grupe, ku ekipi Ana e Malit me tri fitore të thella, si udhëheqëse e grupit u kualifikua për në fazën e çerekfinales.

Djemtë e ri të ekipit Ana e Malit vazhduan me të njëjtin ritëm dhe në ndeshjet e fazës çerek dhe gjysmëfinale dhe me fitore bindëse u kualifikuan për ndeshjen finale ku i priste skuadra e Leccos nga Italia. Pikërisht kjo ishte dhe ndeshja më e vështirë e turneut, por pas një gare të fortë Ana e Malit arriti të fitoi me rezultatin 2-0 dhe në këtë mënyrë u shpall fituese e këtij turneu.

Ekipi Ana e Malit morri pjesë në turneun ndërkombëtarë në Milano si fituese e turneut në Ulqin, i cili u organizua për nder të festës së Shën Ndout.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top