Tuesday , April 24 2018
Lajmi i fundit

Turneu në futboll të vogël: NESËR GJYSMËFINALJA, TË SHTUNËN FINALJA

 

TurneuTurneu tradicional i Vitit të Ri ngadalë po hynë në fazën përfundimtare, ndërsa ndeshjet vendimtare do të luhen në sallën e Shkollës fillore “Marshall Tito”.

Kështu, të enjten, me 28 dhjetor, do të luhen dy ndeshje gjysmëfinale: Final Trade – C Bar Recesija (Nikshiq), e cila do të fillojë në ora 18, ndërsa dy orë më vonë gjysmëfinalja e dytë në mes të Anës së Malit dhe Krajës.

Po ashtu, të enjten me fillim në ora 19, luhet ndeshja finale për kadetë (gjenerata 2002/03) në mes skuadrave Meraja dhe Ana e Malit.

Organizatorët njoftuan që finalja e turneut të sivjetmë do të luhet të shtunën, me 30 dhjetor, ndërsa fillimi i programit është paraparë për orën 18.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top