Friday , August 23 2019
Lajmi i fundit

Tuz: PARALAJMËROHET PROTESTA, DËSHIROJNË KOMUNËN

tuzi02Përfaqsuesit e Forumit demokratik për integrim (FDI) dhe Lidhjes demokratike do të organizojnë me 6 prill demonstrata në Tuz në shenjë proteste ndaj raportit të Qeverisë karshi Shqiptarëve në Mal të Zi.

Protestat në Malësi duhet të jenë hyrje në demonstratat të cilat diaspora shqiptare do ti organizoj dy ditë më vonë në Uashington me rastin e takimit të kryeministrit Millo Gjukanoviq me nënkryetarin e SHBA Xhozef Bajden. Në demonstratat në Uashington do të marrin pjesë gati të gjitha organizatat të cilat mbledhin diasporën shqiptare, e siç është paralajmëruar demonstruesit do të kërkojnë nga Shtëpia e bardh të rishikojë raportin ndaj Gjukanoviqit.

Siç theksojnë nga FDI, edhe demonstratat në Tuz duhet të tregojnë në marrëdhënien e shtetit ndaj Shqiptarëve, sidomos në rastin e premtimeve të pambajtura për formimin e komunës së plotë të Tuzit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top