Sunday , June 25 2017
Lajmi i fundit

TV MZ: “GALEBI” DHE “LIDOJA” SHEMBUJ TË PRIVATIZIMIT TË KEQ

Hotel GalebPunëtorëve të ish hoteleve të cilët kanë punuar në kuadër të Ndërmarrjes hotelerike – turistike “Riviera e Ulqinit” i janë mohuar të drejtat e shumta, pohojnë nga Lidhja e sindikatave të Malit të Zi, ndërsa transmeton Televizori i Malit të Zi (TV MZ).

Nga MANS-i kanë vlerësuar se shitja e hoteleve “Galeb” dhe “Lido” në procesin e falimentit janë shembuj të privatizimit të keq, sepse, siç thanë, shteti nuk i ka mbrojtur interesat e veta.

Investitorët nuk kanë respektuar kontratat, punëtorët janë pothuajse në rrugë, ndërsa shteti dhe vetëqeverisja lokale nuk kanë kurrfarë të ardhurash.

Nga Ministria e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit nuk janë përgjigjur në pyetjen e TV MZ.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top