Wednesday , July 26 2017
Lajmi i fundit

U kthyen Adnani dhe Mersiha: NË STAMBOLL DËSHIROJNË TË SHKOJNË EDHE FËMIJË TJERË NGA ULQINI

AdnaniMbas pesë javësh shërbim në Stamboll, Mersiha dhe Adnan Resulbegoviq mbërritën të premten mbrëma në Ulqin.

“Në gjashtë deri në 12 muajt e ardhshëm vijon periudha intensive e ushtrimeve, ashtu siç na rekomanduan mjekët. Shpresojmë për më të mirën”, tha babai i tyre Afrim Resulbegoviq.

Siç mëson Portali Ul-info, edhe disa prindër të tjerë do të dëshironin që fëmijët e tyre, që kanë paralizën cerebrale, ta bëjnë trajtimin me qeliza amë në Turqi.

Ato, si dhe prindërit e Adnanit dhe Mersihes, po ashtu shpresojnë që do të fitojnë ndihmën e bashkëqytetarëve dhe të diasporës së Ulqinit, si dhe të organizatave humanitare në vend.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top