Friday , April 3 2020
Lajmi i fundit

U mbajt Festivali i 9 i këngës për fëmijë: FITUESE DERVISHI DHE SHAPTAFI

Festivali Ulqin, Festival UlcinjUlqinaket e reja Erina Dervishi dhe Hana Shaptafi me këngën “Jemi shoqe” kanë fituar çmimin e parë në Festivalin e 9 të këngës për fëmijë – Ulqin 2014 të mbajtur mbrëmë.

Çmimi i dytë i takuar Iva Miniq me këngën “Slon”(Elefanti), ndërsa i treti i ka takuar Altina Xharrës nga Gjakova.

Çmimin për tekstin më të mirë juria, në krye të së cilës ishte profesor Hajdar Axhemoviq, ia ka dhënë Alisia Fanit nga Tirana.

Çmimi special “Fiqri Hasanaga” ka shkuar në duart e Xhenana Lanicës.

Festivali është mbajtur në sallën e mbushur plotë të Qendrës për kulturë. Ky institucion publik ishte organizator i këtij manifestim, ndërsa sponsor kryesor është komuna e Ulqinit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top