Friday , January 15 2021
Lajmi i fundit

U mbajt Konventa themeluese e MZP: U ZGJODH KËSHILLI KOMUNAL I PARTISË SË RE

20131010_192427Në hotelin „Mediteran“ të enjten u mbajt Konventa themeluese e partisë më të re parlamentare në vend, Malit të Zi Pozitiv.

Delegatët e konventës kanë zgjedh Këshillin komunal prej 10 anëtarëve , i cili, siç është thënë, së shpejti do të zgjerohet. Anëtarët e parë të KK MZP në Ulqin janë: mr Dritan Abazoviq, Safet Beci, Ilir Harasani, Omer Bajraktari, Afrim Gjoni, Arijana Kurmemoviq, Aleksandra Latkoviq, Simo Dediq, Xhenan Mavriq dhe Zdenko Zhivkoviq.

Abazoviq tha që bëhet fjalë për gjeneratën e re të politikanëve e cila nuk është e kënaqur si zhvillohet Ulqini dhe e cila dëshiron të jetë subjekt konstruktiv në skenën politike të Ulqinit. „Me këtë akt praktikisht fillon fushata për zgjedhjet e ardhshme zgjedhore në të cilët do të marrim pjesë me sloganin „Me zemër për Ulqin““, shtoi ai.

Kryetari i MZP Darko Pajoviq tha që me Ulqin duhet të udhëheqin qytetarët e Ulqinit, e jo që pushtetarët lokal të shkojnë për mendim në Budve apo në Podgoricë. „Për 25 vite këtu bukvalisht të gjithë janë rreshtuar në pushtet dhe kanë treguar çka dinë“, theksoi ai.

6 comments

  1. suksese!

  2. gjynah qi keni hyre ne politike,kam frik se do te ju prishin keto kulcedrat. suksese,te mire jeni,tregone veten

  3. un i njaf gjysen prej ktyne antarve ktu.. me hy kta ne komun, ka me na u ba cirkus

  4. Djem shum te mir jan tan. bela ju mungan danji i mocem, par bela edhe ma mir,se tyne tmocemve ja kena pa sherrin.

  5. çka i mengan ktyne nuk është çeshtje moshe po ka të bëj me një pa pjekuri jetsore…

  6. Fort i ke than mik, i mshehur mbas Nikut :)
    Fatekeqesisht, papjekuri me te madhe kemi tesh 2 vjet ne udheheqesine e komunes tone.
    Se pari mjafton qe Dritani me shoke te kene qellimet i mira, veti te cilen kjo administrate ne largim nuk e posedon!
    Shnet!

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top