U mbajt Konventa themeluese e MZP: U ZGJODH KËSHILLI KOMUNAL I PARTISË SË RE

20131010_192427Në hotelin „Mediteran“ të enjten u mbajt Konventa themeluese e partisë më të re parlamentare në vend, Malit të Zi Pozitiv.

Delegatët e konventës kanë zgjedh Këshillin komunal prej 10 anëtarëve , i cili, siç është thënë, së shpejti do të zgjerohet. Anëtarët e parë të KK MZP në Ulqin janë: mr Dritan Abazoviq, Safet Beci, Ilir Harasani, Omer Bajraktari, Afrim Gjoni, Arijana Kurmemoviq, Aleksandra Latkoviq, Simo Dediq, Xhenan Mavriq dhe Zdenko Zhivkoviq.

Abazoviq tha që bëhet fjalë për gjeneratën e re të politikanëve e cila nuk është e kënaqur si zhvillohet Ulqini dhe e cila dëshiron të jetë subjekt konstruktiv në skenën politike të Ulqinit. „Me këtë akt praktikisht fillon fushata për zgjedhjet e ardhshme zgjedhore në të cilët do të marrim pjesë me sloganin „Me zemër për Ulqin““, shtoi ai.

Kryetari i MZP Darko Pajoviq tha që me Ulqin duhet të udhëheqin qytetarët e Ulqinit, e jo që pushtetarët lokal të shkojnë për mendim në Budve apo në Podgoricë. „Për 25 vite këtu bukvalisht të gjithë janë rreshtuar në pushtet dhe kanë treguar çka dinë“, theksoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…

Ministri Gjeka në KKSH: TË HAPET ZYRA EDHE NË TIVAR

Ministria për të drejtat e njeriut dhe të pakicave Fatmir Gjeka, së bashku me sekretarin shtetëror pranë kësaj ministrie Astrit Hoxha dhe drejtorin në Drejtorinë për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të popujve pakcë