Tuesday , October 15 2019
Lajmi i fundit

U shpëtua peshkarexha shqiptare

Tre peshkatar shqiptar dhe peshkarexha e tyre “Luar” janë shpëtuar të shtunën nga fundosja me aksion efikas të Shërbimit të Malit të Zi, përgjegjës për siguri në det, shkruajnë ”Vijesti”. Peshkatarët i lajmëruan rojës bregdetare që jo larg nga Kruçi, katër kilometër nga bregu, uji i depërton në anije e tyre, të gjatë 28 metër dhe të rëndë 70 ton.

Me aksion të shpejtë jo vetëm që u shpëtua jeta e peshkatarëve, por u shmang incidenti ekologjik, sepse në peshkarexhe kishte 15 ton naftë.

“Luar” tani gjendet në portin e Tivarit, ku analizohen shkaqet e depërtimit të ujit në brendësin e anijes.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top