Friday , January 17 2020
Lajmi i fundit

U zbulua sulmuesi në familjen Nasradini: ANTON NIKOLLI NË KËRKIM

Anton Nikolli, 21 vjeç, nga Rrësheni, banues në Durrës, i dënuar më parë për “vjedhje” dhe “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”, është shpallur në kërkim.

“Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se shtetasi Anton Nikolli është autor i ngjarjes e datës 11.07.2013, në vendin e quajtur Reps-Mirditë, ku është vjedhur me armë shtetasi Enver Nastradini nga Ulqini”, thuhej në komunikatën e Policisë shqiptare.

Më 11 korrik, babë e bir nga Ulqini, Enver dhe Ardian Nasradini, u grabitën në afërsi të Rrëshenit, në autostradën Durrës- Kukës. Në atë kohë, ata denoncuan se dy persona me maska u kishin ndërprerë rrugën nga barrikada me gurë dhe goma makinash. At e bir, duke e parandier rrezikun, kanë tentuar të shpëtojnë duke kapërcyer gurët, por kanë hasur në breshëri armësh. Plumbat u kanë dëmtuar gomat, çka ka bërë që pas 700-800 metrash të ndalen. Sipas tyre, dy persona me maska e armë u janë afruar duke i urdhëruar t’u dorëzonin sendet që kishin me vete.

Pavarësisht denoncimit, ngjarja e ndodhur muajin e shkuar mbeti e pazbardhur deri me 3. gusht.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top