Tuesday , October 15 2019
Lajmi i fundit

UDHËHEQËSIT E PARTIVE JOPARLAMENTARE SHQIPËTARE: Diskriminimi ekziston

Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve UDSH Mehmed Zenka tha  janë të sakta pretendimet që Shqiptarët janë të cunguar në shumëçka, por pohon që nuk bëhet fjalë për diskriminim klasik.

“Është e vërtet që Shqiptarëve u mungojnë të drejta, që janë të cunguar në Mal të Zi për shumë çka. Herën e fundit janë hequr të drejtat me miratimin e Ligjit të ri zgjedhor. Shqiptarët nuk janë proporcionalisht të përfaqësuar në asnjë segment të shoqërisë, sidomos në treva ku janë pakicë”, vlerësoi ai në deklaratën e dhënë për CDM.

Kësaj i kontribuojnë, mendon ai, edhe disa veprime të gabuara të cilat bëhen në dëm të Shqiptarëve në Mal të Zi. Megjithatë, Zenka është optimist. ”Jam optimist që Shqiptarët nëpërmjet institucioneve të sistemit do ti realizojnë kërkesat e veta në Mal të Zi”, theksoi ai.

Lideri i Iniciativës qytetare Vasel Sinishtaj tha që një lloj i diskriminimit të Shqiptarëve në Mal të Zi ekziston, por që shteti duhet të gjej mekanizma të dëgjoj zërin e përfaqësuesve shqiptar.

“Shprehja paqësore e vullnetit, apo vlerësimi i gjendjes të pakicës shqiptare në Mal të Zi është i lejuar në shtetin tjetër. Mendoj që ekziston një pakënaqësi e madhe e pakicës shqiptare në Mal të Zi pavarësisht që shumica e përkrah garniturën në pushtet” tha për CDM Sinishtaj.

Kryetari i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi Mehmet Bardhi tha për CDM që Shqiptarët në Mal të Zi janë më se të diskriminuar.

“Shqiptarët në Mal të Zi nuk janë të barabartë, nuk vendosin për zhvillimin e vatrave shekullore. Ne kërkojmë vetëm të vendosim për vete në vendin e vet. Të vendosim për zhvillimin dhe përdorimin e resurseve, e jo që Podgorica të vendos për ne”, theksoi Bardhi.

“Vetëm Kriporja në Ulqinit, territori i së cilës ka 15.2 milion metër katror, është shitur dhe dorëzuar në errësirë dhe me “marifet ” për vetëm 800 mijë marka, pa pjesëmarrje, bile edhe pa dijen e Komunës së Ulqinit. Ndërmarrja është shitur pa aprovimin tonë. Pra për rreth 5.16 cent për një metër katror, në vendin ku kushton të paktën njëqind euro metra katror sikur të ishte tokë ndërtimore”, deklaroi ai.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top