Wednesday , October 23 2019
Lajmi i fundit

Udhëtim detar i Ulqinakëve të rinj: PËR PESË DITË KALUAN MBI 500 MILJE

Disa Ulqinakë të rinj nga mesi i qershorit me jahtin e tyre u nisën në një udhëtim interesant detar gjatë të cilit kaluan gati një mijë kilometër, gjegjësisht 520 milje nautike.Nautika

Për pesë ditë ato lundruan në detin Adriatik dhe Jon, gjegjësisht nëpër brigjet e Malit të Zi, Shqipërisë dhe Greqisë.

Një nga stacionet më interesante ishte gadishulli Karaburun, në jug të Shqipërisë, në të cilin gjendet Shpella e Haxhi Aliut, kusarit të famshëm nga Ulqini.

Ndër pjesëmarrësit e këtij udhëtimi ishte pasardhësi i këtij Ulqinaku të njohur.

Sidoqoftë, kjo ishte një eksperiencë e paharrueshme, të cilën, siç thonë ato me një zë, duhet përsëritur. Të shkohet deri në Itali, e pastaj përmes bregdetit Kroat, të kthehen në Ulqin.

Ku çdo gjë fillon dhe përfundon.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top