Friday , June 22 2018
Lajmi i fundit

UDSH: 2.6 MILION EURO PËR PUNËTORËT E BELVISË DHE OLIMPIKUT

Mehmed ZenkaUnioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH), përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, njoftoi se në mbledhjen e të enjtes së Qeverisë së Malit të Zi u vendos që të ndahet shuma prej 2.600.000 euro nga buxheti shtetëror për kompensimet e punëtorëve të ish hoteleve Belvi dhe Olimpik, të cilët pak kohë më parë u morën me qira nga kompania e mirënjohur “Karisma Hotels & Resort”.

“Sipas analizës së bërë nga Qeveria, pjesa e dërmuese e punëtorëve do të përfitojnë prej 30.000 deri në 45.000 euro, në varësi të viteve të punës (stazhit). Kjo vlerë e lartë e kompensimit është e pashënuar në historikun e privatizimit, jo vetëm në Ulqin, por edhe në Mal të Zi”, thuhet në postimin e kësaj parti.
.
Përveç sjelljes së investitorit serioz dhe ndërtimit të akomodimit hotelerik modern në Ulqin, synimi i Unionit Demokratik të Shqiptarëve (UDSH) dhe kryetarit të tij, njëkohësisht edhe ministrit në Qeverinë e Malit të Zi Mehmed Zenkës, ishte që punëtorët shumëvjeçar të këtyre hoteleve, bartësit dhjetravjeçar të turizmit në këtë vend, të kompensohen drejtë për meritat e tyre.

“Ky synim tashmë është bërë realitet”, përfundojnë nga kjo parti.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top