Unioni Demokratik i Shqiptarëve në Mal të Zi dënon ashpër sulmin ndaj autobusit të agjencisë turistike “Gjafa Tours” nga Kosova, në qytetin e Beranes.
“UDSH vlerëson se veprimet e tilla, të cilat krijojnë maltretime të udhëtarëve duhet të dënohen rreptësishtë. Ftojmë autoritet e shtetit dhe organet e rendit që të zbardhin sa më parë rastin dhe të marrin masa sipas ligjit kundër autorëve të këtij sulmi, si dhe të sjellin para drejtësisë kryerësit e këtyre veprave të shëmtuara”, thonë nga Shërbimi për informim i UDSH-së.
Ato theksojnë se lëvizja e lirë e pa pengesë është parim themelor i BE-së dhe përkushtim i deklaruar institucional .
“Urojmë që këto raste të jenë një e shkuar e hidhur”, përfundojnë nga kjo parti nacionale shqiptare.