Saturday , December 16 2017
Lajmi i fundit

UDSH: DO TË NEGOCIOJMË ME PDS-NË NË TUZ

Fadil KajoshajBartësi i listës zgjedhore të Unionit Demokratik të Shqiptarëve në zgjedhjet në Tuz Fadil Kajoshaj tha se kjo parti do të negociojë me PDS-në për formimin e pushtetit në Malësi.

„Ato (PDS) shprehen vullnetin që të vazhdojnë bashkëpunimin me partnerët tradicional, ndërsa këto partnerë jemi ne – UDSH“, tha Kajoshaj për „Vijesti“.

Sipas fjalëve të tija, kushtet e UDSH-së janë ruajtja e dygjuhësisë në të gjitha institucionet dhe punësimi proporcional, por jo në baza partiake.

Kajoshaj nuk tha se a do të ketë bisedime me Alternativën Shqiptare, e cila kërkoi takimin e përfaqësuesve të partive nacionale shqiptare në Malësi.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top