Friday , August 14 2020
Lajmi i fundit

UDSH: FJALA E DHËNË PËR NE ËSHTË E SHENJTË

Unioni Demokratik i Shqiptarëve ka qenë dhe do mbetet gjithmonë parti politike e cila ka mbështetur interesat e gjëra sociale- ekonomike dhe politike të shqiptarëve në Mal të Zi. Kemi dëshmuar se si partner i koalicioneve të ndryshme vite me radhë ishim konstruktiv dhe bashkëpunues dhe asnjëherë shkelës i marrëveshjeve, sepse fjala e dhënë për ne është e shenjtë!UDSH-logo

Plot 30 vite të veprimtarisë jemi subjekti i vetëm i cili vepron në të gjitha trevat shqiptare në Mal të Zi (ULQIN, KRAJË, TUZ, PLAVË, GUCI, ROZHAJË) dhe asnjëherë nuk kemi qenë iniciator të lokalizmave të ndryshme, dhe as përçarës ndërmjet shqiptarëve me tendenca territoriale dhe fetare. Përkundrazi, gjithmonë kemi bërë thirrje për unitet dhe bashkim, ku vazhdimisht gjatë zgjedhjeve u kemi bërë thirrje votuesve shqiptarë që të votojnë vetëm shqip, qofshin ato edhe vota të adresuara për partitë e tjera apo koalicionet e tjera nacionale dhe jo atë të cilin ne përfaqësonim. Gjithmonë kemi qenë pro bashkëpunimeve të sinqerta dhe të pa devijuara e keqinterpretuara.

Mbas formimit të koalicionit të parë shqiptarë PD-UDSH, të nënshkruar më 03.07.2020, u kemi bërë thirrje publike të gjithë subjekteve shqiptare për tu bashkangjitur, ku thirrjes sonë më vonë u përgjigj dhe subjekti më i vjetër shqiptarë në Mal të Zi, LD në MZ.

Jo më larg se dje u nënshkrua koalicioni i dytë shqiptarë i përbërë nga pjesa tjetër e subjekteve shqiptare. Koalicionit të sapoformuar i urojmë suksese në vazhdimësi të fushatës zgjedhore dhe i ftojmë që të bëjmë një fushatë të ndershme, “FAIR PLAY”, ku do demonstrojmë qytetarizëm dhe ndershmëri, ku do te zhvillohen biseda konstruktive dhe ku do dominojë forca e argumentit e kurrsesi mos të veprojmë në dëm dhe kurriz të qytetarëve shqiptarë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top