Friday , January 17 2020
Lajmi i fundit

UDSH: FJALORI I AKADEMISË MALAZEZE FYESË DHE SKANDALOZ

 

UDSH-logoUnioni demokratik i Shqiptarëve, në kumtesën e dërguar Portalit Ul-info, ka shprehur indinjatën e thellë kundrejt botimit të fjalorit të Akademisë malazeze të shkencave dhe arteve.

“Aty, në mes tjerash shkruan që malësorët, sipas tyre, qenkan sllav të shqiptarizuar të cilët gjuhën shqipe e flasin disi ndryshe nga shqipja zyrtare. Ky skandal dhe fyerje nuk është gjë tjetër veçse një dëshmi që edhe Akademia malazeze, kur janë në pyetje Shqiptarët, nuk qenka gjë tjetër veçse një ekspoziturë e Akademisë serbe”, thonë nga kjo parti.

Nga UDSH-ja vërejnë se mu në momentin kur Mali i Zi përgatitet të festojë 10-vjetorin e pavarësisë, në arritjen e të cilës kontribut të pamohueshëm kishin pakicat, institucioni më i lartë intelektual boton fyerje dhe falsifikime të cilat prekin thellë dinjitetin e Shqiptarëve.

“Mos vallë ky institucion në këtë mënyrë jep shembullin e tolerancës dhe bashkëjetesës ndëretnike në Mal të Zi”, pyeten në këtë subjekt politik shqiptarë.

Sipas tyre, kjo është edhe një dëshmi që të gjitha fatkeqësitë të cilat goditën trevat e ish Jugosllavisë burimin e kanë mu në këto ide dhe vepra “Çubrilloviqiane”, të cilat ende kultivohen në kokat pseudo-akademike.

“UDSH fton të gjithë ithtarët e Malit të Zi multi-etnik dhe multi-konfesional që të reagojnë kundër këtyre falsifikimeve dhe ofendimeve ndaj Shqiptarëve”, përfundohet në kumtesën e UDSH-së.

One comment

  1. Ju jeni parti vetem per deklarata e demagogji, por jo sall ju, edhe te tjeret sjan ma te mire, fatkeqsisht per ne.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top