UDSH: FORCA KAPET PËR “SHKUMË TË DETIT”

Mehmed Zenka, Met ZenkaUnioni demokratik i Shqiptarëve (UDSH) akoma nuk ka vendosur me cilët parti do të bëj koalicion në Ulqin, tha për Portalin RTCG lideri i UDSH-së, Mehmet Zenka, duke thënë që Forca, duke i ofruar koalicion pas zgjedhor partive shqiptare, kapet për “shkumë të detit”.

Zenka tha që Forca kishte mundësi të arrijë marrëveshje me Shqiptarët para zgjedhjeve, por ka dashur me të tjerët të bëj “kombinime” të ndryshme.

“Forca kapet për atë në çka Ulqinakët janë më të ndjeshëm, e për momentin Shqiptarët janë më të ndjeshëm në çështjen e vet kombëtare. Nuk më pëlqen kur dikush në çështjen nacionale kërkon shpëtimin, por kur dikush është me Shqiptarë dhe atë nga fillimi e jo në mënyrë sezonale”, tha Zenka për Portalin RTCG.

Sipas fjalëve të tija, Forca së pari duhet ti kërkoj falje Shqiptarëve për të gjitha që bëri. “Forca kishte shansin e vet të bashkoj Shqiptarët në një listë parazgjedhore por nuk deshi”, shtoi Zenka.

Artikullin e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…