Monday , February 17 2020
Lajmi i fundit

UDSH, MZP, KOMUNA E ULQINIT, KNSH: GËZUAR KRISHTLINDJET!

UNIONI-DEMOKRATIK-I-SHQIPTARËVEMe rastin e festës së Krishtlindjeve, kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, z.Memed Zenka, në emër të partisë dhe në emrin e tij personal i përgëzon të gjithë besimtarët katolik, duke iu uruar shëndet të mirë, gëzime familjare dhe lumturi në jetë.

Kjo festë le të na shërbejë në forcimin e dashurisë për njeri-tjetrin dhe kultivimin e tolerancës, si vlerë e demokracisë për ne dhe brezat qe do të vijnë.

Andaj, le të jetë kjo festë e bashkimit dhe tolerancës në mes  njerëzve, festë e pajtimit dhe qetësimit shpirtëror.

 

Pozitivna Crna Gora, Mali i Zi Pozitiv, Dritan,Uroj që paqja, begatia dhe prosperiteti le të ndriçojnë të gjithë besimtarët, kudo që janë.

Në emër të Këshillit komunal të Malit të Zi Pozitiv – Ulqin dhe në emrin tim personal, të gjithë përfaqësuesve të fesë katolike në Ulqin ju uroj Krishtlindjet, festën e cila simbolizon lindjen dhe e cila na detyron që të tentojmë të ardhmen në të cilën do të mblidhemi rreth vlerave të cilat nga bashkojnë dhe unifikojnë, dhe të cilat do të jenë për të mirën e të gjithë qytetarëve.

Në emër të kësaj dëshiroj që gëzimin e festës së madhe krishtere ta ndani me familjet tuaja, miqtë dhe njerëzit e vullnetit të mirë, në qetësi, shëndet, gëzim dhe respekt të ndërsjellët”, porositi kryetari i KK të Malit të Zi Pozitiv dhe deputet i kësaj parti në Parlamentin e Malit të Zi Dritan Abazoviq.

 

image003 (1)“Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Ulqinit, të gjithë besimtarëve krishterë tju uroj festën e Krishtlindjes.

Kjo festë e shenjtë është simbol i fuqishëm i Rilindjes së besimit në ideale madhore, i përkushtimit ndaj vlerave shpirtërore, i thellimit të dashurisë ndaj njëri – tjetrit.

Le të jetë ky edhe një rast për të shpalosur ndjenjat e dashurisë, të respektit, të harmonisë dhe të vullnetit të qytetarëve tanë për të sjellë edhe më shumë lumturi, paqe dhe mbarësi në familjet tuaja.

Me dëshirat më të sinqerta për më shumë mirësi, dashuri e mirëqenie, bashkëqytetarëve të konfesionit katolik ju uroj Krishtlindjet. Urime!”, thuhet në urimin e kryetarit të komunës Nazif Cungu.

 

Keshilli-Nacional-i-Shqiptareve-logoMe rastin festes së madhe të Krishtlindjes, ne emer te Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Mal të Zi dhe në emrin tim personal, ju përcjell urimet më të sinqerta   Arqipeshkvit  te Tivarit, Imzot Zef Gashit, Ipeshkvit te Kotorit Imzot Ilija Janjiq , si dhe te gjithe klerikëve dhe besimtareve të konfesionit katolik.

Ju uroj që këtë festë ta kaloni në harmoni dhe begati familjare dhe miqësore, me shëndet dhe mirëkuptim të plotë.

Gëzuar dhe për shumë mot!”, thuhet në urimin e Kryetarit të Këshillit Nacional të Shqiptarëve Genci Nimanbegu.

 

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top