Tuesday , March 31 2020
Lajmi i fundit

UDSH: URIM PËR MUAJIN E MADHËRISHËM TË RAMAZANIT

UDSH logoMë rastin e muajit madhërishëm të Ramazanit, Unioni Demokratik i Shqiptarëve të gjithë besimtarëve të Fesë Islame i përgëzon përzemërsisht për këtë muaj të madhërishëm, duke i uruar paqe, shëndet dhe mbarësi.

Lusim Allahun të na mundësojë që ta përjetojmë këtë muaj me besim dhe sinqeritet të plotë, të na lehtësojë agjërimin, të na bëj prej adhuruesve të sinqertë, të na i falë mëkatet tona dhe të na kaplojë me mëshirën e Tij.

Gëzuar dhe paçi fat dhe Zoti Ju shpërbleftë më të mira të gjithë sakrificat dhe flijimet e Juaja, përfundohet në urimin e nënshkruar nga Shërbimi për informim i UDSH-së.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top