Friday , November 27 2020
Lajmi i fundit

UDSH: VDEKJA E DRITAN ALAJT HUMBJE E PAZËVENDËSUESHME PËR PARTINË TONË

Dritan Alaj In memoriamKumtesë për opinion e Unionit Demokratik të Shqiptarëve

Të dielën në Qendrën Klinike të Malit të Zi ndërroi jetë sekretari gjeneral i partisë tonë dhe këshilltari në Kuvendin e Komunës së Ulqinit Dritan Alaj (38).

Kjo është humbje e pazëvendësueshme para së gjithash për familjen e tij, por edhe për partinë tonë, sepse Dritani ishte vigan në kuptimin e plotë të kësaj fjale.

Po ashtu, kjo është humbje e madhe edhe për shumë qytetarë të Ulqinit dhe Tivarit, sepse Dritani me punën e tij të përkushtuar në Njësinë Zonale të Fondit Pensior – Invalidor ishte përherë në shërbimin e të gjithëve.

Neve, si miq dhe shokë të tij partiak, na mbetet obligimi që të ndihmojmë familjen e tij tani dhe përherë dhe ta kujtojmë në mënyrën më të bukur, ashtu siç e meritoi ai me jetën, punën dhe veprimtarinë e tij në këtë botë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top