Monday , December 16 2019
Lajmi i fundit

UDSH: VENDIM I DREJTË I GJYKATËS NË RASTIN E PUNËTORËVE TË “OTRANTIT”

Unioni Demokratik i Shqiptarëve mirëpriti vendimin e gjykatës e cila detyron hotelin “Otrant” që punëtorëve të cilët në mënyrë të paligjshme, në të drejtë të Zotit dhe në mënyrë krejtësisht jonjerëzore dhe johumane janë përjashtuar nga puna, ti paguhen rrogat e mbetura”, thuhet në kumtesën e kësaj parti të cilën e ka nënshkruar lideri Mehmet Zenka.

Ai duke i uruar punëtorët e hotelit “Otrant” në këtë fitore të madhe ligjore, vlerësoi që ishte koha që ato njerëz të përjetojnë momente lumturie për to dhe familjet e tyre

Me këtë vendim korrigjohet një nga një sërë padrejtësish të bërë ndaj disa mijëra punëtorëve të komunës së Ulqinit të cilët dy dekadat e fundit kanë mbetur pa punë. Është dëm i madh dhe turp akoma më i madh fakti që mjeshtrit e turizmit dhe gastronomisë të Ulqinit dhe Malit të Zi mbas punës së tyre të ndershme për disa dekada të përjashtohen nga puna dhe bukvalisht të dëbohen në rrugë”, tha Zenka dhe shtoi që “më në fund drejtësia arriti edhe tek ato”.

 

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top