Friday , April 19 2019
Lajmi i fundit

Ujërat e zeza: HOLLANDEZËT OFRUAN ÇDO LLOJ NDIHME

Holanda, FatmirGjatë kësaj jave delegacioni i lartë i komunës së Ulqinit, në krye me kryetarin Fatmir Gjeka, ka qëndruar në vizitë zyrtare në Holandë.

Delegacioni në të cilin ndodheshin edhe kryetari i Kuvendit komunal Fuad Haxhibeti dhe drejtori i Ndërmarrjes publike “Ujësjellës dhe kanalizime” Fehim Avdiu në Amsterdam ka udhëhequr bisedimet me përfaqësuesit e kompanisë konsultative PPV “Engineering BV” rreth zgjidhjes së problemit të ujërave të zeza në këtë komunë.

Sidomos është biseduar për mundësinë e sanimit të “bombës ekologjike” të Ulqinit, kanalit të Port Milenës.

Ato ofruan çdo lloj ndihme administratës lokale të Ulqinit nga e cila theksojnë që zgjidhja e problemit të ujërave të zeza është parakusht për zhvillimin më intensiv të turizmit dhe komunës së Ulqinit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top