Bordi i drejtorëve i “Ujësjellës dhe kanalizimi” në Ulqin në mbledhjen e mbajtur të mërkurën zgjodhi Mr. Fuad Haxhibetin në postin e drejtorit ekzekutiv me mandat katërvjeçar.
Ai është i punësuar në këtë kompani prej vitit 1988.
Haxhibeti diplomoi në Fakultetin e Ndërtimtarisë, dega hidroteknikë, në Sarajevë në vitin 1988, ndërsa studimet postdiplomike i përfundoi në Fakultetin e Shkencave Teknike në Novi Sad në vitin 2002.
Edhe më herët ishte drejtor pranë ndërmarrjes “Ujësjellës dhe kanalizimi”, si dhe në Organizatën Turistike Ulqin, ndërsa në periudhën 2014-2016 ushtroi detyrën e kryetarit të Kuvendit të Komunës së Ulqinit.