Saturday , December 14 2019
Lajmi i fundit

Ujësjellësi: MARRËVESHJA ME GJEKEN PËR NDËRPRERJE TË GREVËS

Komunalno-UlcinjOrganizata sindikale NP Ujësjellës ka arritur dje marrëveshjen kornizë me kryetarin e Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka për ndërprerjen e grevës së përgjithshme. Siç është deklarua nga Sindikata mbas takimit, punëtorëve të cilët janë në grevë për shkak se nuk iu janë shlyer nëntë paga, shpenzimet e udhëtimit, ndërsa kontributet nuk iu janë paguar që në mars të vitit 2012, deri në fund të qershorit janë premtuar dy paga të prapambetura me mundësi që në afat të shkurtër të ju paguhet dhe e treta.

Kryetari i Sindikatës së Ujësjellësit Rasim Osmani tha për “Dan” që njeriu i parë i Komunës ju ka thënë që do të gjendet mënyra si ti ndihmohet ndërmarrjes. “Përveç pagave të premtuara Gjeka deklaroi që gjatë gushtit do të plotësohen kushtet e KFV bankës për realizimin e kredisë shumëmilionëshe e cili do të dedikohet për rikonstruktimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit. Siç na është thënë, këto mjete do të ndikojnë edhe në përmirësimin e situatës financiare dhe pozitës materiale të të punësuarve. Kemi fituar garancinë që mjetet me vlerë prej 60 mijë euro, të cilat një ndërmarrje e Komunës do ti marrë për shërbime të rregullimit të ujërave atmosferik, do të drejtohen në llogarinë tonë”, tha Osmani dhe shtoi që marrëveshja duhet të nënshkruhet në fillim të javës së ardhshme.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top