Thursday , September 20 2018
Lajmi i fundit

Ujësjellësi rajonal: MALI I ZI I GATSHËM PËR KAPITULLIN 27

Radulovic BllohMinistri i zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit Pavlle Radulloviq dhe këshilltari për mbrojtjen e mjedisit jetësor gjatë procesit integrues të vendeve negociuese në Bashkimin evropian Helmut Bloh, kanë nënshkruar të marten Letrën për qëllimet me të cilin u zyrtarizua bashkëpunimi i ardhshëm.

Ky model u vendos për hir të forcimit të bashkëpunimit afatgjatë dhe kyçjen e të gjithë subjekteve të interesuara lidhur me procesin negociues me Komisionin evropina, gjegjësisht në procesin e ardhshëm të hapjes së Kapitullit 27 – Mjedisi jetësor dhe ndryshimet klimatike.

Zotëri Blloh posedon eksperiencë shumëvjeçare në krijimin e legjislacionit të Komisionit evropian, veçanërisht në fushën e menaxhimit dhe mbrojtjes së ujërave, mbas çkaje në këtë fushë ishte këshilltar për 14 vende të cilët janë bërë pjesë e Bashkimit evropian.

“Eksperiencën e madhe të zotëri Bllohit e çmoi si të vlefshme dhe shpresoi se këshillat e tija, dijen dhe komunikimin do ta shfrytëzojmë në mënyrën më të mirë të mundshme – në të mirën e përgjithshme dhe shfrytëzimin racional të resurseve natyrore”.

Nga Ndërmarrja publike Ujësjellësi rajonal Bregdeti malazez deklaruan se puna dyditore e z. Blloh dhe të përfaqësuesve më kompetent nga Ministria e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit në krye me ministrin Pavlle Radulloviq është dëshmi që Qeveria e Malit të Zi është e gatshme ti dedikohet në mënyrë shumë të përgjegjshme zgjidhjes së sfidave të cilat na presin në rrugën e vendosjes së sistemit evropian të vlerave të cilat Kapitulli 27 i nënkupton.

“Në këtë drejtim e shohim si të rëndësishme që i tërë komuniteti shoqëror të bëhet i vetëdijshëm për obligimet e përbashkëta të cilat duhet ti plotësojmë për shkak të të ardhmes sonë të qëndrueshme”, shtohet në kumtesë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top