Saturday , December 16 2017
Lajmi i fundit

Ujësjellësi rajonal: NDAHEN BURSAT PËR STUDENTËT MË TË MIRË

StipendijeMinistri i zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit z. Pavle Raduloviq të hënën në hapësirat e ministrisë ndau bursat njëvjeçare për shtatë studentët më të mirë të Fakulteteve teknike dhe Fakultetit ekonomik të Universitetit të Malit të Zi në bazë të konkursit të cilin e shpalli Ndërmarrja publike “Ujësjellësi rajonal Bregdeti malazez”(Ujësjellësi rajonal).

Vitin e dytë me radhë Ujësjellësi rajonal shpall konkursin për ndarjen e bursave me vlerë 200 euro në nivel mujor për studentët më të mirë me qëllim investimin në dije dhe ofrimin e përkrahjes konkrete studentëve më cilësor, intelektualëve dhe qytetarëve të ardhshëm akademik të cilët dijet e veta do ti drejtojnë në përmirësimin e mëtejmë të ambientit kulturor, intelektual dhe ekonomik në vend.

Përveç ministrit Raduloviq dhe drejtorit të Ujësjellësit rajonal Goran Jevriq, në evenimentin e ndarjes së bursave, në emër të Këshillit drejtues të Ujësjellësit rajonal, ishin të pranishëm z. Dragan Asanoviq dhe z. Gjorgje Vukçeviq.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top